Funksionarë të BDI-së vizituan shtabin komunal në Haraçinë

Shefi i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak kanë vazhduar vizitat të shtabeve komunale. Gjatë ditës së sotme kanë vizituar shtabin komunal në Haraçinë ku kanë realizuar takim me anëtarët e shtabit komunal dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Fillimisht, shefi I shtabit komunal, Nimetulla Bilalli theksoi se shtabi komunal në Haraçinë është në gatishmëri të plot për zgjedhjet e 24 prillit.

“Kemi formuar të gjitha shtabet vendore dhe kemi formuar sektorët përkatës në kuadër të shtabit komunal për organizimin sa më efikas të zgjedhjeve dhe jemi në komunikim të përditshëm me qytetarët e Haraçinës”, tha Bilalli.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi i cili tha se Haraçina është e radhitur pas BDI-së dhe dhe Haraçina nuk ka gabuar asnjëherë dhe nuk gabon as kësaj radhe për të votuar partitë e vogla të cilat kanë qëllim të përçajnë votën shqiptare. Kryetari Ajvazi përmendi edhe projektet që janë realizuar në bashkëpunim me pushtetin ekzekutivë.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri tha se nuk do të mungojë mbështetja e BDI-së, përkatësisht pushtetit qendror për Haraçinën në realizimin e projekteve në sfera të ndryshme, si në infrastrukturën rrugore, për krijimin  kushteve më të mira për nxënësit si dhe projekte tjera.

Shefi i Shtabit qendror Bekim Neziri tha se të gjitha shtabet komunale i kemi formuar dhe të gjithë aktivistët e renditur pas BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti në shtabet komunale dhe ata vendore punojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill të këtij viti. Neziri tha duhet të mbështetet BDI që shqiptarët të jenë më të fuqishëm dhe jo partitë e vogla që formohen dhe aktivizohen tash para zgjedhjeve të cilat kanë për qëllim përçarjen e votës shqiptare. Delegacioni i BDI-së gjatë ditës do të vizitojë shtabin komunal në Komunën e Velesit./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: