Nënkryetari i BDI-së Mexhiti në Tiranë pritet nga Meta, forcat politike shqiptare të jenë të unifikuara

Tiranë, me 13 shkurt 2016

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Izet Mexhiti, sot në Tiranë u prit nga Kryetari i Kuvendit të R. së Shqipërisë z. Ilir Meta. Ndër të tjerat në takim u bisedua për situatën politike në Maqedoni, dhe kapërcimi i krizës politike në vend.

Z. Mexhiti falënderoi z. Meta për vëmendjen e përhershme që ai i kushton situatës në Maqedoni dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë dhe theksoi se marrëdhëniet e tij pa paragjykime me të gjitha palët janë një kontribut dhe mesazh i veçantë. 

Z. Meta theksoi se është me rëndësi që të respektohet marrëveshja e Perzhinos e arritur mes forcave politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës politike dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Z. Meta kërkoi që forcat politike shqiptare në Maqedoni, si një faktor tepër i rëndësishëm, të bashkëpunojnë pa paragjykime dhe të jenë të unifikuara në qëndrimin ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe interesit të tyre kombëtar për mirëqenie dhe integrim.

/Radio Vala

 730 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: