Nënshkruhet Kartë për raportim etik gjatë zgjedhjeve

Shkup, 12 shkurt 2016 – Një numër më i madh i mediave sot e nënshkruajtën Kartën për raportim etik gjatë zgjedhjeve e cila mbështetet në parimet themelore të punës së gazetarisë.

Midis nënshkruesve janë televizionet Kanal 5, Telma, Alfa, 24 vesti, Alsat M, Nova dhe Amazon, pastaj Agjencia Informative e Maqedonisë, mediat e shkruara Vest, Kapital, Nova Makedonija, Utrinski vesnik, Fokus dhe Veçer, portalet Lokalno, Telegraf, Portal, Pres 24, si dhe Shoqata e mediave private e cila bashkon rreth 60 media.

Nga Këshilli për etikë në media, i cili e inicoi Kartën, theksojnë se procesi i pranimit është i hapur edhe për të gjithë mediat e tjera të cilët dëshirojnë ta nënshkruajnë këtë dokument.

Karta mbështetet në parimet e vërtetësisë dhe objektivitetit, balancimit, disiknsionit publik midfis informatave dhe komenteve, ndershmërisë dhe neutralitetit, solidaritet profesiona, pavarësisë redaktuese, respektit dhe tolerancës, lirisë dhe përgjegjësisë.

“Teksti i Kartës mbështetet në parimet më të rëndësishme universale të profesionit të përmbajtura në dokumente dhe publikime të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Inicitivën për gazetari etike, Rojters, Reporterë pa kufij, nenin 19 etj.”, theksoi Marina Tuneva, drejtoreshë e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë në nënshkrimin e Kartës.

Sipas saj, ajo që është më e rëndësishme për Kartën është që të gjithë parimet nga ajo të zbatohen në kontinuitet në punën e përditshme të raportimit medial.

“Sot shumë më shumë sesa më parë ekziston nevojë që gazetari të jetë hulumtues i të vërtetës, kuptues i të vërtetës dhe shpjegues i rrethanave. gazetarët duhet të jenë jashtë nga të gjitha radhët e fuqisë, politike dhe institucionale, korporative etj.”, tha Tuneva.

Kryetari i Komisioni për ankesa pranë KEMM-së, Mirçe Adamçevski tha se si Këshill i etikës presin që nënshkruesit e Kartës të kenë kujdes për parimet themelore në punën e gazetarisë.

“Shpresoj se nënshkrimet tuaja nuk do të mbeten shkronjë e vdekur në letër, se parimet etike do të mbisundojnë dhe ndo të respektohen. Edhe më pak se kjo do të bëhet derisa është e freskët ngjyra nga nënshkrimet tuaja”, tha Adamçevski.

Dragan Antonovski nga Këshilli drejtues i Këshillit për etikë, kërkoi nga të gjitha mediat që bashkarisht të përpiqen edhe me punën e tyre profesionale ta kthejnë dinjitetin e profesionit dhe ta ndryshojnë thënien “gazetarët gënjejnë” në besimin, vërtetësinë, saktësinë dhe njoftimin në kohë./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: