Zvogëlohet numri i të punësuarve në administratën publike

Shkup, 12 shkurt 2016 – Sektori publik në Maqedoni numëron 127.139 të punësuar në gjithsej 1.266 institucione, që është potthuajse një për qind më pak në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, kumtoi sot ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska.

Duke i prezantuar rezultatet nga regjistri i të punësuarve që është dashur të vendoset përfundimisht me ditën e nesërme, por tashmë është në funksion, më shumë të punësuar ka në sektorin për arsim dhe shkencë, 34.200 edhe në shëndetësi, 19.826, ndërsa më pak në gjyqësi dhe kulturë.

Në institucionet e nivelit qendror: kuvend, qeveri, ministri, fonde, agjenci”… janë punësuar 17.077 persona, në polici 11.359, ndërsa në mbrojtje 7.825.

“Numri i të punëuarve në sektorin publik është zvogëluar sepse periudhën e ardhshme janë shpallur shumë më pak shpallje, gjegjësisht vetëm disa për ushtri dhe polici, si dhe në segmente tjera, ku, për shkak të nevojës, janë lidhur marrëveshje të përkohshme për jo më shumë se një vit”, theksoi Arsovska-Tomovska në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Siç informoi ministrja, për transparencë shtesë të ueb faqes të Ministrisë çdo i punësuar me futjen e numrit amë do të mund të verifikojë nëse është futur në regjistër.

Regjistri i të punësuarve në sektorin publik akoma mbushet dhe ky proces duhet të përfundojë më 31 mars të këtij  kur do të publikohet edhe raporti i parë vjetor./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: