FSSHM: Qytetarët t'i marrin kartelat elektronike shëndetësore

Shkup, 12 shkurt 2016  – Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë kumtoi se pas tre javëve nga përpunimi dhe shpërndarja e kartelave elektronike shëndetësore (KESH) në zyrat rajonale, deri më tani janë marrë 33.154 kartela elektronike shëndetësore prej gjithsej 106.541 të përpunuarve për persona që kanë parashtruar kërkesë dhe kanë bërë pagesën, dhe nuk i kanë marrë kartelat.

Nga FSSHM u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i marrin kartelat në zyrat rajonale, me çrast munden menjëherë edhe ka bëjnë aktivizimin e tyre ose atë ta bëjnë tek mjeku i tyre amë. Gjatë përdorimit të parë të kartelës elektronike shëndetësore tek mjeku amë i siguruari vendos pinin për përdorimin e mëtejshëm dhe për mbrojtjen e saj.

Marrja e KESH bëhet në sportelet në zyrat rajonale të FSSHM. Të gjitha informatat për kartela elektronike shëndetësore qytetarët mund t’i marrin në zyrat rajonale të Fondit ose në numrin falas telefonik 080033222 prej orës 08:00 deri në orën 16:30 çdo ditë pune. Në shtesë mund të informohen edhe përmes email adresave info@fzo.org.mk, helpdesk@fzo.org.mk dhe në ueb faqen e Fondit, në pjesën sigurimi imhttps://moeosiguruvanje.fzo.org.mk/./Radio Vala

 812 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: