Filloi me punë Posta e Kontraktuar në Saraj

Shkup, 12 shkurt 2016 – Sot drejtori i përgjithshëm i Postë së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, në përcjellje të bashkëpunëtorëve të vet nga drejtoria dhe stafi udhëheqës nga Njësia rajonale Shkupi 1, ishin të pranishëm në fillimin e punëve të Postës së kontraktuar, në kuadër të Qendrës për kontroll teknik  “VIA” në Saraj.

Me këtë rast  drejtori Rexhepi theksoi: “Në  vazhdën e planeve tona sot realizojmë një ndër aktivitetet që kanë të bëjnë direkt me ngritjen e cilësisë  së shërbimeve postare dhe zgjerimin e rrjetit postar, që qytetareve t’u mundësojmë në mënyrë sa më të lehtë  t’i shfrytëzojnë shërbimet e Postës së Maqedonisë.

Në kuadër të Qendrës për kontroll teknik “VIA”, që funksionon në zonën industriale në Saraj, e që njëherësh është në rrugën që i lidhë fshatrat e Dërvenit me vendbanimin Saraj, filloi me punë Posta e Kontraktuar.

Gjithashtu banorët dhe bizneset e këtij rajoni  pa asnjëfarë kufizimi do mundet t’i shfrytëzojnë shërbimet postare  dhe ato të qarkullimit pagesor në këtë postë.

Me këtë veprim Posta e Maqedonisë edhe njëherë dëshmon se është pranë shfrytëzuesve të vet dhe bizneseve me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre, duke ofruar në këtë mënyrë mbështetje për zhvillim të bizneseve.

Organizimi i punës së kësaj poste bëhet në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë dhe Qendrës për kontroll teknik “ VIA””, theksohet në kumtesë./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: