Borë e lehtë në Kodër të Diellit dhe në Strazhë

Shkup, 11 shkurt 2016 – Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Strazhë, ndërsa në Dibër bie erë e dobët. Qarkullimi në të gjitha  rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

SIpas informacionit të marrë nga MPB-ja, sot nga ora 08 deri në ora 22 në ndërprerje të plotë është qarkullimi për hyrje dhe për dalje nga Greqia në vendkalimin kufitar Mexhitlia, për shkak të grevës së bujqëve grekë.

Mëngjesin e sotëm prej orës 10:10 nga ana e veturave taksi dhe autobusëve, është ndërprerë tërësisht qarkullimi në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në hyrje-dalje të Maqedonisë në një pjesë të autostradës “Gjevgjeli-VK Bogorodicë” në afërsi të pompës së benzinës “Shimov”. E njëjta jozyrtarisht do të zgjasë rreth dy orë, qëndron në kumtesën e LAMM./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: