OEMVP dhe Fondacioni DAUTI e promovojnë projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

Shkup, 11 shkurt 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Fondacioni DAUTI në konferencë për shtyp do ta promovojnë projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet nga Fondacionin Dauti në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore.

Përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Dauti dhe Fatmir Bytyqi, drejtor ekzekutiv i OEMVP.

Konferenca për shtyp do të mbahet te ndërtesa e OEMVP-së, kati i 5-të, salla numër 4, me fillim në ora 11:00./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: