Në dhjetor jepen 336 leje për ndërtim

Shkup, 10 shkurt 2016 – Në dhjetor të vitit të kaluar janë dhënë 336 leje për ndërtim me të cilët është paraparë ndërtimi i 919 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 35.430 metrash katrorë, që është për 10,2 për qind më shumë në krahasim me të njejtin muaj të vitit 2014. Vlera e përgjithshme e objekteve është 4,86 milionë denarë ose për 40 për qind më shumë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 216 (64,3 për qind) janë të dedikuara për objekte të ndërtimeve të larta, 49 (14,6 për qind) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 71 (21,1 për qind) për objekte për rikonstruksion.

Nga gjithsej 336 objekte, tek 216 ( 64,3%) si investitorë paraqiten personat fizikë, ndërsa tek 120 (35,7%) investitorë janë subjekte afariste. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: