Koha: Prishtina liron Demirin dhe Ismailoviqin të akuzuar për rastin Monstra

Prishtinë, 10 shkurt 2016 – Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin “Monstra”, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, që të dy nga Shkupi, citon gazeta KOHA e Shkupit.

Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët tashmë në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për krime të rënda në Maqedoni nuk mbajnë.

Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, e ka njoftuar shkurt gazetën KOHA se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje.

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit. Te të arratisurit nga drejtësia e Maqedonisë, policia kosovare kishte gjetur një arsenal të tërë armësh, të cilat Afrim Ismailoviqi i kishte arsyetuar me nevojën që të dy kishin për t’u mbrojtur, pasi siç kishte thënë ai në Prokurori, ndiqeshin nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Te Ismailoviqi e Demiri policia e Kosovës kishte zbuluar dy armë automatike, një pistoletë, dy bomba dore, dy siguresa detonatorësh dhe 31 fishekë. 

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar për lirimin e Demirit dhe Ismailoviqit as nga autoritetet kosovare dhe as nga ato të Maqedonisë. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: