Ligj për vendet për skiim për herë të parë në Kuvend

Shkup, 10 shkurt 2016 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 91-të pa debat mbështeti disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve dhe i dha në procedurë të mëtejshme disa ligje të propozuara. Deputetët debatuan për Propozim-ligjin për vendet për skiim në lexim të parë.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi theksoi se deri më tani kjo sferë nuk është rregulluar me ligj.

Me të përcaktohet rregullimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i vendeve për skijim, të drejtat dhe obligimet e atyre që ekonomizojnë dhe ata që i shfrytëzojnë, shërbimet, sigurinë dhe të tjera.

Mbështetje dhe vlerësim pozitiv ligjit të propozuar i dha partia opozitare LSDM.

Tomisllav Tuntev theksoi se ky është ligj i mirë me të cilin rregullohet diçka që deri më tani nuk është rregulluar në Maqedoni.

Paralajmëroi se do të japin kontribut drejt përmirësimit të tekstit në debatin e amandamenteve dhe se deri në lexim të dytë do të organizohet edhe debat publik në të cilin do të marrin pjesë të gjithë të involvuarit në këtë sferë.

“Ligji është bazë e mirë. Dukshëm se është prodhim në një analizë dhe se ai do t’i rregullojë të gjitha çështjet me ksijimin dhe sportet dimërore. Edhe baza e shkëlqyeshme që të mos mundet mëtej të improvizohet në këtë sport në qendrat e skijimit”, theksoi Tuntev.

Për vendimin ligjor duhet të votohet pas pauzës së rregullt të deputetëve./Radio Vala

 

 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: