Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti priti në një takim miqësor dhe punues teologun Zekirija Idrizin

Shkup, 10 Shkurt 2016 –  Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti në një takim miqësor dhe punues priti Zekirija Idrizin, teolog, veprimtar i dalluar, krijues dhe autor i veprave të shumta i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë. 

I lindur dhe i rritur në lagjen e Dizhonit, z.Idrizi kishte njohuri të theksuara për realitetet e këtushme ndërsa interesim të veçantë tregoi për zhvillimet aktuale në fusha të ndryshme, duke filluar prej aktiviteteve të cilat janë në proces të përhershëm të avansimit si në arsim, kulturë, zhvillimin infrastrukturor si dhe deri te ngritja dhe avansimi i mëtutjeshëm i standardit të qytetarëve të Çairit.

Kryetari i Komunës ndërkaq e informoi mysafirin me zhvillimet e fundit në vend, i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër ndërsa u fol edhe për planet zhvillimore në të ardhmen.

Në fund të takimit në shenjë mirënjohjeje, Kryetari Mexhiti i dhuroi z.Izdrizi punim artistik me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: