Promovohet rrethoja në oborrin e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Banjicë të Epërme

Gostivar, 10 Shkurt – 2016

Nxënësit e Shkollës Fillore periferike “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Banjicë të Epërme, tashmë nuk e kanë problem sigurinë brenda mjediseve shkollore. Me investim nga Komuna e Gostivarit, është ndërtuar muri dhe rrethoja në oborrin e kësaj shkolle. 

Promovimi u bë në prani të drejtuesve të Komunës së Gostivarit dhe Drejtorisë së shkollës. Kryetari Nevzat Bejta, tha se vlera e investimit nuk është aq i madh por rëndësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për nxënësit dhe kolektivin e mësimdhënësve, nga fakti që më herët hapësira ishte e hapur dhe prania e qenve por edhe parkimi i automjeteve brenda oborrit të shkollës cenonte sigurinë e tyre. 

“Është një shkollë ku mësojnë edhe nxënës shqiptar edhe nxënës të komunitetit turk. Me vjen mirë që në mandatin e parë u nis si iniciativë që të ndërtohet kjo shkollë, dhe tash në mandatin e dytë me kërkesë të nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës u bë ndërtimi i një muri rrethues në oborrin e shkollës Më herët nuk kishte rrethoja dhe hynin qenë endacak që rrezikonin nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Parkoheshin edhe automjete. Është vendosur edhe dera hyrëse dhe tashmë nuk mund të hyjnë as automjetet as qentë endacak që cenon jetët e nxënësve”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta. 

Drejtori i Shkollës Fillore Qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, Oktaj Nuredini falënderoi kryetari Nevzat Bejta për investimin e realizuar, duke shtuar që me rrethimin e oborrit po përmbyllet gjitha punimet dhe po plotësohet të gjitha kushtet për një proces të mirëfilltë     edukativo – arsimor. 

Investimi u mirëprit edhe nga prindërit e nxënësve të shkollës, të cilët po ashtu shprehen falënderime për drejtuesit e Komunës së Gostivarit në realizimin e kërkesës së tyre. 

Vlera e investimit është rreth 6 mijë euro kurse gjatësia e rrethojave është mbi 75 metra. Në shtator të vitit 2013 u promovua edhe rruga e ndërtuar me gjatësi mbi 300 metra dhe që lidhte fshatin me objektin e shkollës fillore. Vlera e investimit ishte rreth 1 milion denarë dhe u siguruan nga buxheti i Komunës./Radio Vala

 887 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: