Kompanitë e Maqedonisë të interesuara për inovacione

Shkup, 10 shkurt 2016 – Kompanitë e Maqedonisë janë të interesuara të investojnë në inovacione edhe t’i zgjerojnë bizneset e tyre, por ndonjëherë u nevojiten mjete financiare të cilat mund t’i sigurojnë përmes Fondit për Financimin e Biznese Inovative të formuara nga ana e Fondacionit për Zhvillim “Krimson” dhe Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Fondacionit për Zhvillim “Krimson” Majkëll Gold, biznesmenët e Maqedonisë kanë interes më të madh për inovacione në industrinë ushqimore, sektorin ndërtimor, TIK dhe sektorit energjetik.

Fondi për financimin bizneseve invoaitve, siç theksoi drejtori i USAID-it, Xhjems Stajn është tërësisht i vetëqëndrueshëm dhe mund të financohet nga interesat dhe kompensimet me çfarë sigurohet mundësi për zhvillim të përherëshm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Fondi për Financimin të Bizneseve Inovative është i specializuar për revolving fondin në vlerë prej 300 mijë dollarë, të dedikuara për mbështetjen e inovacioneve dhe sipërmarrësisë në Maqedoni. Nga viti 2012 kur është formuar Fondi deri tani janë mbështetur 12 biznese të reja, prej të cilëve nga viti 2003 prej kur është prezent Fondacioni zhvillimor “Krimson” në Maqedoni janë mbështetur 400 biznese./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: