Qytetarët e Tetovës mund ta marrin kompensimin financiar të dëmeve nga vërshimet më 3 gusht

Tetovë, 10 shkurt 2016 – Komuna e Tetovës informon se të gjithë personat apo subjektet të cilët gjatë vërshimeve të 3 gushtit në komunën e Tetovës, pësuan dëmtime mbi pronën e tyre të tundshme dhe të patundshme dhe janë konform raportit të Komisionit për vlerësim të dëmeve, duke filluar prej sot duhet të drejtohen në hapësirat e Arkivit të komunës së Tetovës për të plotësuar formularin dhe dokumentacionin e nevojshëm me qëllim pagesën apo realizimin e kompensimit financiar të dëmeve.

Qytetarët emrat e të cilëve janë në listën e Komisionit për vlerësim të dëmeve, duhet në arkivin e komunës së Tetovës të plotësojnë dhe sjellin: 1. Formular për të dhënat lidhur me pagesën e dëmshpërblimeve (që mund ta marrin në Arkivin e komunës së Tetovës); 2.Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës; 3.Kopje të llogarisë transaksionale të personit të evidentuar nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm në afat të shkurtër kohor do të kryhet edhe pagesa e dëmshpërblimeve.

Listën me emrat e perosnave tek të cilët është kryer vlerësimi nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve nga vërshimet e 3 gushtit në rajonin e komunës së Tetovës, si dhe formularin e nevojshëm për pagesën e dëmshpërblimit mund ta gjeni në linkun http://tetova.gov.mk/getart.aspx?aid=1660&lan=1 , si dhe n në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës së Tetovës./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: