Komunikacioni pa ngecje

Shkup, 10 shkurt 2016 – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të thata, përveç në vendet ku nuk bie dielli, njofoti LAMM.

Rekomandohet kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi e adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim i udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, nevojitet në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: