Muftiu i BFI-së së Gostivarit, Fetahu i ka njoftuar anëtarët e muftinisë për rezultatet e vitit të kaluar

Gostivar, me 9 shkurt 2016

Muftinia e BFI-së Gostivar në krye me Muftiun Hfz.Shaqir ef.Fetahu ka mbajtur mbledhjen e fundvitit ku në mënyrë të hollësishme i njoftoi Anëtarët e Muftinisë për të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e vitit që lamë pas me shpresë që vitin që kemi nis të jetë edhe më i begatshëm dhe më i suksesshëm.

“Këtë mbledhje e nderoi edhe Ardhja e Kreut më të lartë në BFI Reisul Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi ku mes tjerash vizitoi edhe Paralelen e Vajzave të Medresesë Isa Beu në Gostivar.Reisul Ulemanë e shoqëroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së H.Irsal ef.Jakupi si dhe Sekretari administrativ i BFI-së H.Qufli ef.Osmani. Pas përfundimit të mbledhjes Muftinia e BFI-së Gostivar u shtroi një darkë simbolike të gjithë pjesëmarrësit”, njoftojnë nga Muftinia e BFI-së në Gostivar.

/Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: