Bejta: E dimë fort mirë se kush nuk ua donë të mirën Shqiptarëve, por shqiptarët janë bashkuar me BDI-në

Gostivar, me 9 Shkurt – 2016

Ishte e vogël hapësira e Kinemasë së madhe të Qendrës Tregtare “City Center”, që të grumbulloi të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatuzuesit e Bashkimit Demokratikë për Intregrim të mbledhur në takimin e përbashkët të Shtabit Zgjedhor Qendror (SHZQ) dhe Shtabit Zgjedhor Lokal (SHZL) në Gostivar. 

Në prani të një numri të jashtëzakonshëm të përkrahësve të BDI-së, kryetari i Shtabit Zgjedhor Lokal të Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta para të pranishmëve tha se:  “Shqiptarët nuk do të lejojnë përçarjen e votës shqiptare, duke i quajtur të dështuara tentativat për krijimin e partive të reja politike me qëllim për të humbur peshën e votës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni. 

“Ne e dimë fort mirë se kush nuk ua donë të mirën Shqiptarëve, kush dëshiron që Shqiptarët të jenë të përçarë. Por këtë gjë ato nuk do ta shohin, për shkak se shoqëria Shqiptare dhe anëtarët e Kombit Shqiptar janë bashkuar rreth Bashkimit Demokratik për Integrim.Besoj se zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare, ne në qytetin tonë do t’i presim me një fitore të madhe”, tha Bejta duke shtuar që: “Çdo i punësuar shqiptar në administratë apo ku do qoftë i angazhuar., është më meritor se çdo lideri i partive të reja politike, sepse ato me punën e tyre të përditshme u kanë shërbyer shqiptarëve, kurse liderët e vetëshpallur nuk mund të thuan asgjë se çka kanë bërë për shqiptarët”. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: