Ahmeti u takua Bejlin: Marrëveshja duhet të respektohet dhe çdo ndryshim do të nënkuptonte marrëveshje të re me agjendë të re

Tetovë, 9 shkurt 2016 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDI-së në Tetovë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli.

Sipas njoftimit të partisë, Ahmeti dhe Bejli kanë diskutuar për krizën aktuale politike në vend, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ahmeti foli për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike më 24 prill në mënyrë që të përfundohet kjo krizë që po mban peng shtetin.

“Marrëveshja e dakorduar midis katër liderëve dhe me lehtësimin ndërkombëtar duhet të respektohet dhe çdo ndryshim do të nënkuptonte marrëveshje të re me agjendë të re”, thekson Ahmeti. duke përmendur se vendin e pret samiti i BEsë në qershor ku do të shqyrtohet rekomandimi i kushtëzuar nga ana e Komisionit Evropian, e pret edhe samiti i NATOsë në korrik me agjendë zgjërimi të aleancës, por edhe e pret ballafaqimi me krizë të jashtëzakonshme të refugjatëve.

“Të gjitha këto sfida, bashkë me nevojën imediate për stabilitet dhe siguri në vend imponojnë nevojën e pasjes së Qeverisë stabile dhe institucioneve të qëndrueshme sa më parë që është e mundur; shprehet Ahmeti.

Ai gjithashtu  e njohu ambasadorin Bejli mbi konkluzat e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në të cilat udhëzohen strukturat partiake që të kontribuojnë në atmosferë konstruktive zgjedhore, të denoncojnë çdo frikësim të voutesve, por edhe ka ftuar qytetarët që të kyçen në këtë proces gjithashtu, ndërsa njëkohësisht BDI-ja është zotuar që të respektojë punën transparente dhe të paanshme të prokurores speciale.

Ahmeti gjithashtu shprehu shqetësim mbi papërgjegjësinë e politikanëve të cilët kanë shpërndarë përgjime në duar të kriminelëve dhe fabrikuesve me qëllim të pregatitjes së falsifikimeve dhe montimeve të qëllimshme për qëllime të ulta.

“Këto zgjedhje janë me rëndësi të jashtëzakontë, prandaj liderët partiakë duhet të tregojnë përgjegjësinë më të lartë për të ardhmën e vendit, ndërsa qytetarët të mos bien pre e fushatave të shpifjeve dhe të akuzave, por të vlerësojnë ofertat për zhvillim, stabilitet dhe siguri”, thuhet në njoftimin e BDI-së./Radio Vala 

 694 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: