Prej nesër fillon karvani "Bli shtëpi, bli banesë"

Shkup, 9 shkurt 2016 – Prej nesër fillon Karvani “Bli shtëpi bli banesë” në suaza të të cilit nëpër 30 komuna të Maqedonisë do të mbahen prezantimet e projektit “Bli shtëpi për të rinj”, dhe “Bli shtëpi, bli banesë”.

Prezantimet nesër do të mbahen në orën 17:00 në teatrin e Gjevgjelisë, Shtëpinë e Kulturës në Vallandovë dhe në komunën në Dojran.

Karvani çdo javë do të vizitojë shumë komuna mes të cilave Velesin, Sveti Nikollën, Probishtipin, Ohrin, Strugën, Resnjën, Manastirin, Demir Hisarin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Kumanovën, Kratovën, Kriva Pallankën, Shtipin, Koçanin, Dellçevën, Kavadarin, Negotinën, Demir Kapinë, Strumicën, Radovishin, Prilepin, Krushevën, Makedonski brodin, Berovën dhe Dibrën.

Krahas kësaj qytetarët për këto dy projekte mund të informohen edhe në zyrat rajonale “Bli shtëpi, bli banesë” të cilat gjenden në njësitë rajonale të Drejtorisë për punë pronësore juridike, derisa në Negotinë, Demir Hisar, Dellçevë dhe Krushevë në njësitë rajonale të Drejtorisë për të Ardhura Publike./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: