Ministri i drejtësisë Adnan Jashari u takua me anëtarët e Komisionit të Vendikut

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari dje u takua me anëtarët e Komisionit të Vendikut z.Claire Bazy-Malaurie, z.Dan Meridor,z.Richard Barret dhe z.Grigory Dikov

Në këtë takim u bisedua për bashkpunimin midis Ministrisë së drejtësisë dhe Komisionit të Venedikut me theks të vecantë për ligjin për mbrojtjen e denoncuesve dhe për ligjin për mbrojtjen e privatësisë.

Ministri i drejtësisë u sqaroi përfaqsuesve të ketij komisioni pikat kyqe të ligjeve në fjalë, qëllimin e miratimit të tyre si dhe efektet që priten nga të njejtët.

Gjithashtu u bisedua për obligimet e ministrisë që në të ardhmen të gjitha propozim-ligjet para se të miratohen ti dorëzohen ketij Komisioni për vlerësim dhe të njejtit të plotësohen me vërejtjet e Komisionit të Venedikut./Radio Vala

 889 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: