Fillon gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e trimave të Kumanovës

Shkup, 9 shkurt 2016 –  Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Kumanovë në Lagjen e trimave në maj të vitit të kaluar.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “organizim terrorist” sipas nenit 394 dhe “terrorizëm” sipas nenit 394 të Kodit penal.

Më 7 dhjetor të vitit të kaluar të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshilltit të gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 u shprehën se nuk ndjehen fajtorë për veprën “terrorizëm”.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin humbën jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së, ndërsa dyzet policë janë lënduar rëndë./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: