Valdet Xhaferi merr titullin magjistër në fushën e drejtësisë

Gostivar, 8 shkurt – Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot më datë 08.02.2016 (e hënë), me sukses mbrojti temën e magjistraturës, z. Valdet Xhaferi nga Gostivari. Kandidati u paraqit para komisionit: Prof. Dr. Emine Zendeli– kryetar, Prof. Dr. Bekim Nuhija – anëtar dhe Prof. Dr. Besa Arifi – mentor, me temë: “Veprat penale dhe ekzekutimi i sanksioneve në të drejtën penale islame, dhe në të drejtën penale bashkëkohore – analizë komparative”.

Në këtë event, pjesëmarrës krahas shumë personaliteteve të jetës publike dhe akademike, prezent me ftesë speciale ishte Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetahu në shoqëri të Prof. Sherif ef. Dearit, Sabahudin ef. Zendelit dhe Mallzim ef. Zendelit. Përndryshe, Valdet Xhaferi është këshilltar në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Adnan Jashari.

Njëkohësisht kandidati shquhet edhe për shumë organizime dhe evente kulturore në qytetin e Gostivarit. Muftinia e BFI – Gostivar, z. Valdet Xhaferit i dëshiron suksese të mëtjeme në jetën e tij akademike dhe shoqërore, duke e lutur All-llahun xh.sh. që t’i jep shëndet e mirësi në jetë.

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: