Kufiri Maqedoni-Kosovë do të kalohet me letërnjoftime biometrike

Prishtinë, 8 shkurt 2016 – Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës së shpejti do të mund ta kalojnë kufirin shtetëror me letërnjoftime biometrike për qëndrim të shkurtër në shtetin fqinj.

Kjo u dakordua në takimin e sotëm në Prishtinë midis ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës Hashim Thaçi, në të cilin u nënshkruan marrëveshjet për kalim të kufirit me letërnjoftime biometrike dhe për hapje të vendkalimit të ri kufitar për qarkullim rrugor ndërkombëtar Bellanoc-Srançiq.

-“Në takim zhvilluam biseda të hapura miqësore për më shumë tema të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e tonë në pjesën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sigurisë dhe infrastrukturës. Interesi ynë strategjik është që të kemi fqi stabil dhe prosperues në Republikën e Maqedonisë dhe pikërisht në këtë drejtim i nënshkruajtëm edhe dy marrëveshjet e sotme – Marrëveshjen bilaterale për kushte për udhëtim të shtetasve të së dy vendeve dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimit dhe për hapje të vendkalimit të ri të përbashkët kufitar”, tha ministri Poposki në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Ai theksoi se është folur edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe për mundësinë për atë që të merren mjete nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

-“I rëndësishëm është që bashkëpunimin që ta zhvillojmë edhe në kuadër të Bashkimit Evropian. Për ne është me interes strategjik të gjithë fqinjët e tanë të jenë stabil dhe prosperues dhe të mundemi që bashkëpunimin të cilin deri më tani e kemi ta avancojmë”, tha Poposki.

Zëvendëskryeministri kosovar Thaçi theksoi se Kosova dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe shtoi se Maqedonia është partner i rëndësishëm strategjik, politik, ekonomik, diplomatik dhe të sigurisë i Kosovës.

“Sot është moment i ri për popujt tanë. Nënshkruajtëm marrëveshje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Do të punojmë në implementim të shpejtë të së dy marrëveshjeve”, tha Thaçi dhe u falënderua për mbështetjen e Maqedonisë ndaj Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ndërsa posaçërisht në UNESKO.

Theksoi se bashkëpunimi i shkëlqyehsëm midis të dy vendeve kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe shtoi se Kosova do të angazhohet që me sukses ta përfundojë ndërtimin e autostradës nga prishtina deri te kufiri i Maqedonisë.

Bashkëpunimi me vendet fqinje, paqja dhe stabilitetit nër ajon dhe integrimi në BE dhe NATO, janë prioritete të përbashkëta të Maqedonisë dhe Kosovës, theksoi Hashim Thaçi.

“Interesi i Kosovës dhe gjithë rajonit është që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet pjesë e NATO-s, ndërsa gjithë rajoni të vazhdojë të lëvizë drejt integrimit në BE”, tha Thaçi.

Përsëriti se Prishtina e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Paralajmëroi se Prishtina dhe Shkupi do ta thellojnë bashkëpunimin edhe në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe në ballafaqimin me krizën aktuale të migrantëve./Radio Vala

 767 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: