Benzinat shtrenjtohen për gjysmë ndërsa dizeli për dy denarë

Shkup, 8 shkurt 2016 – Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 0,5, ndërsa dizeli për dy denarë, vendos sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 60 denarë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 41 denarë. Për dy denarë shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të kushtojë 29,5 denarë për një litër.

Çmimi i mazutit M-1 HC rritet për 2,389 denarë për një kilogram do të jetë 15,246 denarë.

Komisioni Rregullator për energjetikë e përcaktoi çmimin e ri të karburanteve në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin në 14 ditët e kaluara. /Radio Vala

 683 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: