Kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për investime inovative

Shkup, 8 shkurt 2016 – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni përmes bankës “ProKredit” do të kenë qasje drejt dhjetë milionë eurove kredi të kapshme për investime inovative, si dhe për furnizim të makinave të reja, pajisjeve, zgjerimit të prodhimtarisë apo shërbimeve.

Mjetet janë siguruar përmes programit “InnovFin” të Fondit investues evropian (FIE).

Siç ceket në kumtesën e bankës, kompanitë do të mund t’i shfrytëzojnë kreditë për investime edhe në mjete fikse, e edhe në mjete qarkulluese, ndërkaq përparësia më e madhe është në pjesën e sigurimit të kredisë, për çka nevojitet shumë më pak siguri.

Drejtori i sektorit të biznesit nga banka ProKredit, Stevçe Kuzmanovski pret që këto mjete të jenë mbështetje e rëndësishme për ndërmarrjet perspektive të cilat merren me prodhimtari, eksportojnë dhe përhapen në tregje të huaja dhe vendosin prodhime të reja inovative.

Në pajtim me “Horizont 2020”, programi kornizë për hulumtim dhe inovacione i BE-së, përveç në Maqedoni përmes bankave ProKredit, do t’i plasojnë këto mjete edhe në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, MKoldavi, Rumani dhe Serbi. Bankat ProKredit, krahas kushteve të volitshme për kreditim do të ofrojnë edhe mbështetje të plotë të bizneseve në doemnin e përhapjes rajonale të biznesit dhe qarkullimit të paguar ndërkombëtar./Radio Vala 

 3,710 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: