BDI nesër fillon marshin e fitorës në Gostivar

Gostivar, 8 shkurt – Në takimin e fundit me anëtarët e kryesisë së degës, nëndegëve, Forumit të Gruas (FG), Forumit Rinor (FR), si dhe drejtues institucionet dhe deputetë nga rajoni i Gostivarit, kryetari i Shtabit Lokal të BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta njoftoi antarsinë që: “Më datë 9 Shkurt (e martë) në Gostivar do të realizohet takimi i përbashkët i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe Shtabit Lokal të BDI-së në Gostivar, ku dhe zyrtarisht do të fillon funksionimi i Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të 24 Prillit”.

Po ashtu, u njoftuan strukturat partiake se më datë 21 Shkurt në Sallën e Sporteve “Rinia” në Gostivar, do të mbahet tubimi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe ku do të promovohen 1000 projektet e realizuara në nivel lokal dhe qendror.

 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: