Vizitohet Shtabi komunal zgjedhor i BDI-së në Strugë

Strugë, 07.02.2016 Në vazhdën e vizitave nëpër shtabet komunale, një delegacion i BDI-së i drejtuar nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, nënkryetari i partisë dhe koordinatori i zonës zgjedhore numër 5 Izet Mexhiti, ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi, deputetët e zonës Ramiz Merko, Musa Ibrahimi dhe Vjollca M. Nuredini dhe funksionarë tjerë partiak, sot kanë vizituar shtabin komunal në Strugë,ku u pritën nga qindra struganë.

Delegacionit të lartë, mirëseardhje i uroi Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor Vait Ajro, i cili raportoi se Struga është gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij viti dhe se qyteti buzë liqenit blu edhe këtë herë do të votojë blu.

Deputeti i zonës Ramiz Merko theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me anëtarësinë, me shtabet vendore, me shtabin komunal dhe të gjithë së bashku punojmë që në këto zgjedhje të dalim fitues absolut në Strugë. Merko shtoi se dalja e partive të vogla do të përçajë votën shqiptare në  zonën numër 5-së zgjedhore që shqiptarët mund të kenë më pak deputetë  dhe për këtë arsye Struga duhet ti bashkohet BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti.

Nënkryetari i partisë dhe koordinatori në zonën zgjedhore numër 5 Izet Mexhiti, duke përshëndetur elektoratin strugan tha se shqiptarët nuk duhet të përkrahin projekte që dëmtojnë vetë ata, por të mbështesin BDI-në që të vazhdojë realizimi i projekteve kombëtare. Dalja e partive të vogla, theksoi Mexhiti, është në funksion të përçarjes së votës shqiptare dhe kjo dukuri paraqitet para çdo cikli zgjedhor dhe me të njejtin mision. Ata kanë për qëllim të kritikojnë dhe të shpifin ndaj BDI-së, ndërkohë që nuk japin as një propozim e as ide se çfarë mund të bëjnë për shqiptarët, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi tha se BDI është mobilizuar për të bërë një fushatë korrekte dhe demokratike që BDI të del fituese e këtyre zgjedhjeve dhe këtë e pranojnë edhe kundërshtarët tanë që janë të bindur se BDI është fituese. Qëllimi është që të dobësojnë BDI-në që të mos ketë peshën e vet në qeverisjen e rradhës. Ne do të vazhdojmë me projektet e reja që janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe të anëtarësimit në BE dhe NATO dhe kjo, së bashku me zhvillimin ekonomik do të jetë prioritet i yni.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Qendror, Bekim Neziri tha se vet prezenca në një numër kaq të madh dëshmon se BDI do të shënojë fitore më 24 prill në Strugë. Programi zgjdhor i BDI-së për zgjedhjet e ardhshme është duke u përgatitur dhe të gjitha propozimet dhe idetë tuaja do të jenë pjesë e atij programi. “Do të japim kontribut të madh që së bashku me shtabin komunal, dhe të gjitha shtabet vendore, si dhe anëtarësinë e gjerë, që t’a kthejmë Strugën dhe të jemi fitues, si në Strugë, ashtu edhe në të gjitha qytetet shqiptare. Të gjithë ne duhet të renditemi pas liderit tonë Ali Ahmeti, i cili ka vizion të qartë për ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni,” tha Neziri. Ai shtoi se partitë maqedonase në kontinuitet luftojnë BDI-në dhe Ali Ahmetin sepse atyre u pengon një parti shqiptare e fortë dhe dëshirojnë parti të përçara shqiptare dhe të pafuqishme. /Radio Vala

 774 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: