Bejta: Nga sonte fillojmë të punojmë për fitoren e madhe të BDI-së në Gostivar

Gostivar, 6 shkurt – Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, sonte realizoi takim me anëtarët e kryesisë së degës, nëndegëve, Forumit të Gruas (FG), Forumit Rinor (FR), si dhe drejtues institucionet dhe deputetë nga rajoni i Gostivarit.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i strukturave partiake me aktivitetet e partisë dhe që fokusohen në garën zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të 24 Prillit.

Në prani të shumë anëtarëve, kryetari i Shtabit Lokal Zgjedhor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar, Nevzat Bejta, në cilësinë edhe të koordinatorit në Njësinë Zgjedhore numër gjashtë, deklaroi që: “Nga sonte Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar fillon me aktivitetet politike për realizimin e fitores së madhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare”, duke shtuar që: “Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë nga shkaku se duhet mbrojtur votën shqiptare nga përçarja, sepse, brenda kohës u krijuan parti të reja pa platformë dhe identitet politik të cilat rrezikojnë të humbasin dhe përçajnë fuqinë e votës shqiptare”. 

“Bashkimit Demokratik për Integrim në këto zgjedhje do ta korr fitoren më të madhe në historinë e vete, fitore edhe më të madhe se në vitin 2014, sepse popullata shqiptare si asnjëherë më parë po unifikohet rreth Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderit Ali Ahmeti. Popullata shqiptare nuk manipulohet dhe nuk do të lejon që dikush të fus përçarje të votës shqiptare. Popullata shqiptare ndjehet e sigurt vetëm me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe vetëm me Bashkimin Demokratik për Integrim, shqiptarët e mbrojnë vetveten dhe pronën e tyre”, tha kryetari i Shtabit Lokal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta. 

Me këtë rast, Bejta njoftoi antarsinë që: “Më datë 9 Shkurt (e martë) në Gostivar do të realizohet takimi i përbashkët i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe Shtabit Lokal të BDI-së në Gostivar, ku dhe zyrtarisht do të fillon funksionimi i Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të 24 Prillit”. 

Po ashtu, u njoftuan strukturat partiake se më datë 21 Shkurt në Sallën e Sporteve “Rinia” në Gostivar, do të mbahet tubimi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe ku do të promovohen 1000 projektet e realizuara në nivel lokal dhe qendror.  

 756 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: