Reagim i Komunës së Gostivarit: Pluralizmi njeh reagime por jo dhe shpifje

Gostivar, 5 shkurt- Dega e Lëvizjes “Besa”, në Gostivar, edhe sot përmes një Konference për Shtyp ka tentuar të paraqes të pavërteta dhe shpifje për kinse mungesë të nxehjes qendrore në Shkollën Fillore “Bashkimi”, dhe Çerdhen Publike “Bleta”, në Gostivar.

Drejtoritë e dy institucioneve të lartpërmendura, hedhin poshtë si të pavërteta këto pohime duke konfirmuar me vërtetësinë më të madhe që në ditën e kaluara nuk ka pasur asnjë ndërprerje të nxehjes qendrore. 
 
Demokracia dhe Pluralizmi Politik njeh debate, reagime, protesta dhe mendim ndryshe, por kurrsesi nuk njeh mashtrime dhe akuza të pabaza. 
 
Sektori për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, apelon deri tek drejtuesit e këtij subjekti pa përfillje elektorale, të merret me projekte dhe ide me të cilat do të duhet të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, por jo me shpifje dhe trillime, sepse çdo nxënës, çdo prind dhe çdo qytetar i Gostivarit është dëshmitar i të vërtetës dhe  nuk lejon të krijohet huti në opinion me sajime të kësaj natyre. 
 
Ftojmë drejtuesit e këtij subjekti politik të dalin nga zyrat e tyre dhe të vizitojnë institucionet që përmenden, dhe jo të merren me demagogji dhe të pavërteta. 
 
Sa për informimin e opinionin, pikërisht në dy institucionet që u përmendën, brenda tre viteve të kaluara Komuna e Gostivarit ka bërë investime kolosale dhe ka krijuar kushte optimale për zhvillimin e procesit – edukativo arsimor. 
 
E dimë se ndodhemi në kohë zgjedhjesh dhe akuzat bëhet të motivuara politikisht, por gënjeshtra dhe demagogjia nuk shërbejnë për të bindur dhe fituar besimin e popullit. 
 
Politika e mirëfilltë njeh ide progresive edhe projekte që shkojnë në llogari të gjithanshme të shoqërisë, por jo edhe mashtrime dhe akuza të pabaza, sepse, si të tilla dënohen nga populli. 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: