Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016”

Tiranë, 5 shkurt 2016 – Në kryeqytetin e Shqipërisë sot është hapur Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016”. Më këtë rast është zhvilluar ceremonia e hapjes së panairit në Pallatin e Kongreseve, ku merrte pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues të operatorëve turistikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, i cili do të zhvillohet në datat 5-6 shkurt është iniciuar nga Unioni Turistik Shqiptar, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.

Ministri Ahmetaj u shpreh se kjo është një iniciativë e re, dhe synohet që të kthehet në një traditë të përvitshme për të promovuar turizmin shqiptar, por edhe paketën rajonale të turizmit.

“Lajm i mirë për Shqipërinë është se shifrat e vizitorëve të huaj gjatë vitit 2015 kanë patur një rritje të konsiderueshme. Gjithashtu edhe gjeografia e turizmit ka ndryshuar, ku sot presim turistë nga Europa Lindore, Europa Veriore, apo edhe nga vendet e Gjirit. Sfidë është rritja e cilësisë dhe modestia e mikpritjes”, u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Ky panair ka si qëllim kryesor promovimin e bashkëpunimin rajonal për turizmin e Ballkanit Perëndimor dhe të tërheqë sa më shumë turistë e investitorë me synim rritjen e të ardhurave nga turizmi si edhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Pjesëmarrës në panair janë operatorë të rëndësishëm të turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, etj./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: