Shpallje për punësim të 125 ushtarëve profesionistë në ARM

Shkup, 5 shkurt 2016 – Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar shpallje për punësimin e 125 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Siç inofmrojnë nga Ministria, procesi i selektimit do të zhvillohet me transparencë maksimale dhe përfshin testim me shkrim (test të përgjithshëm të arsimit dhe test psikologjik, verifikim të aftësisë fizike, intervistë dhe kontrolle shëndetësore nga ana e komisioneve të veçanta të fërmuara nga Ministria e Mbrojtjes.

“Qëllimi i të gjitha testeve është që të vazhdohet me angazhimin tradicional të kandidatëve më të mirë për ushtarë profesionistë me aftësitë e azhvilluara psikofizike dhe standardet e larta morale dhe etike. U bëjmë thirrje të gjithë të rinjëve, të cilët janë të bindur se mund t’i plotësojnë detyrimet dhe të cilët dëshirojnë të kontribuojnë drejt sigurisë së atdheut të vet në mbrojtje të sovranitetit të tij territorial, të paraqiten në spalljen publike për ushtarë profsionistë, i cili është publikuar në gazetat ditore në Republikën e Maqedonisë dhe në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Precizojnë se vitin e kaluar është rrumbullakosur procesi i pranimit të 250 ushtarëve profesonistë në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë./Radio Vala

 936 total views,  9 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: