Hapet rruga që do të lidh fshatrat Simnicë dhe Cerovë

Gostivar, 5 Shkurt – Një nga paralajmërimet për investime kapitale në territorin e Komunës së Gostivarit po bëhet realitet. Kushtet e volitshme atmosferike mundësuan që brenda javës së kaluar të bëhet hapja dhe trasimi i rrugës që do të lidh fshatrat Simnicë dhe Cerovë dhe që do të mundëson lidhjen e fshatrave të Malësisë me aksin regjional Gostivar – Kërçovë.

Një delegacion i lartë i Komunës së Gostivarit me në krye kryetarin Nevzat Bejta vizituan rrugën e porsahapur dhe takuan banorët e fshatit Cerovë.

Kryetari Nevzat Bejta deklaroi para banorëve që hapja e kësaj rruge do të paraqes zhvillim të gjithanshëm për Zonën, kurse dobi  e veçantë do të jetë lidhja e fshatrave të Malësisë me aksin rrugor që lidh Gostivarin me Kërçovën dhe Mavrovën.

“Kjo rrugë do të lidh mbi 10 katunde të Malësisë dhe bëhet pas ndërtimin të rrugës që u realizua vitin e kaluar që njihet si rruga e Bigorit dhe që lidh fshatrat Gjenovicë – Sërmnovë dhe katundet e tjera përreth. Vitin e kaluar brenda fshatit Simnicë u asfaltuan gjithsej 3.5 kilometra rrugë, ndër to edhe rruga kryesore që do të lidhet me rrugën e re. Me kompletimin e rrugës nga Simnica në Cerovë do të krijohet një infrastrukturë rrugore që do të lehtëson qarkullimin e banorëve të fshatrave të Malësisë, reduktimin e kohës dhe shpenzimeve dhe do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal dhe familjar në drejtim të afrimit të konsumatorit me produktet ushqimore dhe bujqësore që kultivohen nga banorët e zonës”, tha mes tjerash kryetari Bejta.

Banorët e fshatrave të Malësisë, Simnicë, Gjenovicë, Sërmnovë, Tërnovë, Padalishtë, Strajan dhe lokaliteteve të tjera, u shprehen mirënjohjes me këtë investim i cili do të shkurton rrugën për rreth 30 kilometra, do të minimizon kohën dhe do të redukton shpenzimet e rrugës.

Konform kushteve klimatike në terren, brenda ditëve në vazhdim do të realizohet faza e dytë e projektit, tamponimi i rrugës së re dhe për ta përmbyllur me fazën e tretë dhe të fundit që parasheh  asfaltimin e këtij aksi rrugor i cili ka qenë imperativ për banorët lokal nga kohërat e lashta të popullimit të kësaj Zone.

Duhet theksuar që hapja e rrugës u mundësua nga mjete të siguruara financiare nga Byroja për Zhvillimin Rajonal përmes Qendrës Planore të Pollogut, ndërsa tamponimi i rrugës do të realizohet me mjete nga buxheti i Komunës së Gostivarit. 

 798 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: