Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 5 shkurt 2016 – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë të lagështa, nëpër disa vende me mbetje të borës pas intervenimeve të NP Rrugët e Maqedonisë. Borë e lehtë bie në Deve Bair, Pletvar, Kullë, Kriva Pallankë, Stracin dhe Pavleshenci, informoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Rekomandohet kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet./Radio Vala

 731 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: