Forumi i Gruas donacion për nxënësit shqiptarë të shkollës “Goce Dellçev” në Manastir

Shkup, 21 mars 2016 – Një delegacion i Forumit të Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, i kryesuar nga kryetarja Naile Elezi si dhe deputetet Shpresa Hadri, Selvije Saliu, Vjollca Mehmeti – Nuredini, Kaltrina Azizi, drejtoresha e Qendrës për arsim profesional Ajshe Selmani dhe drejtoresha e Qendrës  Kulturore Informative Sermine Purrini, gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Manastirit ku vizituan shkollën fillore “Goce Dellcev”.

Për nevojat e nxënësve shqiptarë të kësaj shkolle, Forumi i Gruas ka ndarë një donacion si lektyra shkollore ( 300 lektyra), një laptop dhe një proxhektor,  si dhe materiale tjera shkollore.

“Ajo që vlen të theksohet nga ky aktivitet është se ky donacion simbolik është vetëm një hap për të hapur rrugë që në një të ardhme të afërt në mënyrë institucionale të investohet në këtë objekt arsimor”, theksuan përfaqësueset e Forumit të Gruas.

Njëkohësisht, delegacioni ka realizuar takim më drejtoreshën e kësaj shkolle, me mësimdhënësit dhe më prindërit e nxënësve,  ku për së afërmi janë njoftuar me kushtet e kësaj shkolle dhe zhvillimin e procesit edukativo–arsimor.

Ndryshe, kjo shkollë fillore do të rinovohet me mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: