KSHZ i filloi përgatitjet për kontrollet krahasuese në Listën Zgjedhore

Shkup, 4 shkurt 2016 – Komisioni Shtetëror Zgjedhor me katër prej dhjetë institucioneve të parapara ka dakorduar marrëveshje për marrjen e të dhënave për kontrollin e të dhënave të Listës zgjedhore. Gjatë këtyre ditëve duhet të dakordohen edhe me të tjerat. Më pas sipas protokolleve duhet të ndërmerren të dhënat gjë që mund të zgjasë me ditë, me ç’rast duhet të fillojë krahasimi i të dhënave. MPB tashmë e ka dorëzuar bazën e saj të të dhënave, e cila do të jetë bazë për kontrollin krahasues të të dhënave.

“Qëllimi dhe detyra e KSHZ-së është të zbatojmë zgjedhje në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë rezultatet e së cilëve do të pranohen prej të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje dhe prej qytetarëve. Komisioni shtetëror si trup kolektiv është i vendosur fuqimisht në korniza ligjore t’i kryejë obligimet dhe t’i zbatojë procedurat për kontrollin e të dhënave të Listës zgjedhore, ndërsa me këtë në mënyrë të përhershme të hiqen dyshimet rreth saktësisë së të dhënave në të”, tha në konferencën e sotme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Shtoi se KSHZ bën gjithçka që të dalë një Listë zgjedhore në të cilën do të besojnë të gjithë dhe se nuk do të paraqesë frenues të procesit zgjedhor. Si edhe në çdo punë, tha ai edhe në këtë ekzistojnë sfida objektive dhe subjektive të cilat, siç theksoi, përpiqen t’i zgjidhin aq shpejtë sa lejon sistemi juridik dhe aq sa i ndjekin edhe institucionet e tjera.

Komisioni akoma nuk mund të dalë me qëndrim për atë nëse pastrimi i Listës zgjedhore mund të përfundojë shpejtë dhe zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

“Duhet të fillojnë kontrollet e të dhënave dhe t’i shohim indikacionet e para të cilat do t’i fitojmë dhe të shohim se çfarë vëllimi të të dhënave duhet të ndërmarrim në periudhën e ardhshme dhe atëherë të kemi disa indikacione të vërteta që të japim parashikim të saktë nëse zgjedhjet mund të mbahen më 24 prill”, tha Çipakovski.

Ai sqaroi se për kontrollin e të dhënave në Listën zgjedhore do të formohen tri ekipe të TI të cilat do të punojnë në baza të njëjta të të dhënave dhe në testime të njëjta. Qëllimi është, tha kryetari i KSHZ-së, që puna të përfundojë më shpejtë dhe të dhënat e fituara të mund të krahasohen.

“Tri ekipet do të fillojnë të punojnë sapo t’i marrin të dhënat nga institucionet e tjera. Pasi të përfundojë krahasimi i të dhënave, nëse dalin të dhëna të dyshimta do të bëhet kontroll terrenor i të dhënave. Atë do ta bëjnë anketues të trajnuar të KSHZ-së. Katër partitë më të mëdha politike duhet të autorizojnë persona si vëzhgues të kontrolleve në terren. Është duke u përgatitur rregullore për dokumentimin dhe veprimin përkatës pas padive të qytetarëve dhe partive politike në rast se zbulohen gabime apo të dhëna jopërkatëse për persona në Listën zgjedhore”, informoi Çiçakovski.

Shtoi se është iniciuar edhe sjellja e ndryshimeve dhe plotësimeve të disa ligjeve me qëllim që të sigurohet bazë normative për fshirjen e shpejtë dhe efikase të regjistrimeve jokonzistente në Listën zgjedhore, ndërsa është duke u përpunuar edhe një softuer përmes së cilit qytetarët do të mund të bëjnë kontrollin e Listës zgjedhore në bazë të disa të dhënave.

KSHZ-ja ka angazhuar pesë Konsulentë të TI, prej të cilëve katër janë propozuar prej partive më të mëdha politike të përfaqësuara në Kuvend dhe një profesionist ndërkombëtar të cilët tashmë i kanë përcaktuar teknikat të cilat do të shfrytëzohen gjatë kontrolleve të analizave statistikore. Ministria e Financave përkohësisht i ka lëshuar një hapësirë afariste KSHZ-së për kryerjen e këtyre kontrolleve dhe analizave dhe në vijim është rregullimi dhe pajisja e tyre.

“Nëse paraqiten regjistrime kontestuese do të bëhen kontrolle në terren për përcaktimin e gjendjes faktike, më pas mund të udhëhiqen procedura administrative për shfuqizimin e akteve ligjore në bazë të së cilave janë bërë regjistrimet kontestuese në Listën zgjedhore, do të udhëhiqen procedura për fshirjen dhe plotësimin e Listës zgjedhore të cilat i udhëheq KSHZ-ja”, tha Çiçakovski.

Sqaroi se do të udhëhiqet edhe procedurë për ndarjen e disa kategorive të caktuara të qytetarëve për të cilat do të përcaktohet ndonjë kontest lidhur me ndonjë regjistrim të caktuar në Listën zgjedhore, për shkak të zvogëlimit të mundësisë për keqpërdorimin e identitetit të tyre./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: