SHAVM dhe KSHZ nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Shkup, 4 shkurt 2016) – Agjencia për Shërbime Audio dhe Adiovizuale Mediale (SHAVM) dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Qëllimet themelore të dokumentit janë këmbimi i informatave, ndihma e ndërsjellë përmes dhënies së këshillave profesionale, bashkëpunim në trajtimin e parashtresave dhe ankesave dhe projekteve konkrete të cilat janë në funksion të interesave të përbashkëta të dy institucioneve, si dhe aktivitete të kahëzuara drejt ngritjes së nivelit të respektimit të rregullativës zgjedhore.

Memorandumi, siç kumtoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Adiovizuale Mediale, del nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në pajtim të të cilave, të dy institucionet janë drejtuar në bashkëpunim më të afërt të ndërsjellë, këmbim të përvojave dhe informatave lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: