Shënohet Dita botërore për luftën kundër kancerit

Shkup, 4 shkurt 2016 – Rreth 4.200 raste të reja të sëmurëve nga sëmundjet malinje janë regjistruar vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Klinikës për radioterapi dhe onkologji, të cilat sot në konferencën me rastin e shënimit të Ditës botërore për luftë kundër kancerit nën moton “Ne mundemi. Unë mundem”  i kumtoi kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re” Biba Dodeva.

Theksoi se burrat më shumë janë të prekur nga kanceri në mushkri, prostatë dhe karcinomi kolorektal, në nivel të lartë është edhe numri i llojit të kancerit abdominal, ndërsa te gratë megjithatë, kanceri i gjirit ka shkallë më të lartë, në vendin e dytë është karcionimi kolorektal, dhe pastaj kanceri i mushkërive të bardha, i mitrës dhe qafës së mitrës.

“Në Maqedonia shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2012 është rritur për madje 9 për qind. Në vendet e tjera në Evropë shkalla e vdekshmërisë në vazhdimësi ulet, si për shembull në Gjermani është ulur për 15 për qind, në Greqi për 14 për qind, në Slloveni për 7 për qind “, theksoi Dodeva.

Maja Ivanova, bashkëshorte e presidentit të Republikës së Maqedonisë, tha se sfidë e madhe për secilin prej nesh është kur njeriu mudn të ngritet dhe të gjej forca t’i inkurajoj të sëmurtë të cilët i kalojnë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe t’ua ofrojë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme, ndërsa inspirim më i madh janë ata që e kanë fituar sëmundjen dhe nuk janë dorëzuar para saj.

Ivanova e përshëndeti edhe promovimin e Aleancës të organizatave të pacientëve, e cila i bashkon shoqatat “Borka”, “Zhivotna Iskra”, “Zhivot so predizvici”, “Peperutka” dhe “Hepar qendra”.

Jovanka Kosotovska nga Ministria e Shëndetësisë tha se në Republikën e Maqedonisë sëmundjet malinje janë në vendin e dytë në strukturën e shkaqeve për vdekjen menjëherë pas sëmundjeve të sistemit qarkullues. 

Vdekshmëria nga sëmundjet malinje në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014, sqaroi ajo, nuk shënon trend të uljes, por ekziston trend i uljes së vdekshmërisë nga karcinomi i gjirit (308 në 2010, 279 në vitin 2014) dhe kancer në qafën e mitrës (6,5 promil në vitin 2000, 4,1 promil në  100.000 gra në vitin 2014). Sipas saj, kjo është falë masave të ndërmasa për zbulim të hershëm të sëmundjeve.

Ajo theksoi masat parandaluese për luftën kundër kancerit të cilat përfshijnë mënyrën e shëndoshë të jetesës, ushqim e shëndoshë, aktivitetet fizik, shmangjsa e stresit, mjedisi i ndotur, alkooli, cigaret, rrezatimi, ekspozim të drejtpërdrejtë në diell etj./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: