Nga takimi i djeshëm me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse.

Me kërkesë të Dioqezës së Tetovës dhe Gostivarit, dje realizova takim me përfaqësuesit e kësaj Bashkësie Fetare, respektivisht metropolitanin e regjionit të Pollogut, Josif dhe atë të regjionit të Strumicës, Naum. 

Në takim u bisedua për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse. Ne si Komunë, në bazë të mundësive ligjore dhe konform kompetencave që kemi, do të mundohemi të ndihmojmë çdo Bashkësi Fetare, ashtu siç e kemi bërë edhe deri më tani. 

Shumë objekte fetare kryesisht të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), që ishin ndërtuar pa leje, me vendim të Këshillit Komunal ua hoqëm obligimet dhe taksat komunale dhe ua dhamë vendimet e plotfuqishme për legalizim. Vetëm me afatin plotësues për legalizimet, Muftinia e Gostivarit dorëzoi 38 kërkesa për legalizimin e objekteve fetare në rajonin e Gostivarit. Besoj që shumë shpejt do të përfundojë procedura ligjore dhe këto objekte të fitojnë tapinë e tyre juridike./Radio Vala

 795 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: