Bejta: Kundër BDI-së janë edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase, por ne do fitojmë me 24 prill

Tearcë, me 3 shkurt 2016

Duke iu drejtuar të pranishmëve në hapjen e Shtabit komunal zgjedhor në Tearcë, nënkryetari i BDI-së dhe njëherit koordinator i zonës së 6 zgjedhore, Nevzat Bejta theksoi se BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill. Nënkryetari Bejta para të pranishmëve tha se BDI ka realizuar projekte kombëtare. Ai mes tjerash tha: nën drejtimin e Ali Ahmetit, ne kemi krijuar kuadro të shumta dhe të përgatitura në të gjitha institucionet e vendit, neve edhe tash ti lëshojmë institucionet nuk kemi brenge se i kemi mbush plot me shqiptarë të kualifikuar në të gjitha fushat. Ne, në këto zgjedhje nuk kemi kundërshtarë politik, edhe pse kundër nesh janë edhe partitë shqiptare edhe ato maqedonase, ne do fitojmë dhe kjo fitore do të jetë historike. Ne luftojmë për barabarësi të plotë dhe me marrjen e institucioneve më të mëdha në vend”, tha nënkryetari Bejta, transmeton Radio Vala.

/Radio Vala

 808 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: