Ermal Meta, shqiptari pjesëmarrës në Sanremo 2016

Tiranë, 3 shkurt 2016 – Ermal Meta, është një tjetër këngëtar shqiptar, i cili pas Elsa Lilës,  paraqitet në Festivalin e Sanremos në Itali.

Ermal Meta,  në këtë event muzikor konkurron në kategorinë e të rinjve me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat).

Këngëtari me origjinë shqiptare, rrugën e muzikës e ka nisur me grupin “La Fame di Kamila”, dhe më tej ka bashkëpunuar me këngëtarët më të njohur italianë si kompozitor, transmeton “Shekulli”.

Teksa pritet ngritja e siparit të Sanremos me datën 9 shkurt, mediat italiane janë fokusuar tek djaloshi shqiptar, i cili sipas tyre sjell një frymë të freskët në muzikën italiane./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) BSC Young Boys kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Europa Liga, eliminohet KF Tirana

Është kamponi i Zvicrës në Futboll, BSC Young Boys-i që është kualifikuar në ndeshjet e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: