Sommaruga takim me Ministrin e Drejtësisë se Maqedonise Adnan Jashari

Bern: Këshilltarja Federale Sommaruga ka takuar Ministrin e  Drejtësisë së Maqedonis Adnan Jasharin për një takim pune në Bernë. Bisedimet u përqëndruan në funksionimin e gjykatave zvicerane, me theks të veçantë në pavarësi dhe transparencë. Të dy Ministrat e Drejtësisë kanë diskutuar edhe mundësinë e bashkëpunimit dypalësh në çështjet gjyqësore.

Bisedimet midis Sommaruga, Këshilltare Federale dhe Ministrit te Drejtësisë Jasharit jan fokusuar në funksionimin e gjykatave zvicerane. Jashari ishte i interesuar veçanërisht në reformat dhe masat e marra për të siguruar pavarësinë dhe transparencën e tyre.

 Të dy ministrat diskutuan gjithashtu mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe penale, duke u fokusuar më në fund në ndihmën që Zvicra mund të ofrojnë per Republikën e Maqedonisë për të mbështetur atë në përpjekjet e saj për reforma.

Shkëmbimi i çështjeve gjyqësore:

Këshilltarja Federale Sommaruga dhe Ministri i Drejtësisë Jashari kan biseduar edhe per  çështje specifike në lidhje me lendet e notarev dhe pajtimit, në veçanti rregulloret ligjore, funksionimin e përgjithshëm dhe masat në këtë fushë. Së fundi eshte  diskutuar per legjislacionin për arbitrazhin tregtar.

Këshilltarja Federale Sommaruga përsëriti se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve egzistojn per dekada të tëra.Sot Zvicra është shtëpi për më shumë se 90.000 shtetas te Maqedonise./Radio Vala

 806 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: