Në Tetovë mbahet projekti "Rrjeti evropian i kryetareve femra të komunave për mundësi të barabarta në jetën e qytetarit"

Tetovë, 3 shkurt 2016 – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot do të mbajë konferencë për shtyp së bashku me mysafirët, të cilët do të qendrojnë në Tetovë në kuadër të projektit Power “European network of Women Mayors for Equal Opportunities in Citizens Life” (Rrjeti evropian i kryetareve femra të komunave për mundësi të barabarta në jetën e qytetarit).

Programi, siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës është i mbështetur nga programi Evropa per Qytetarë (Europe for Citizens).

Komuna e Tetovës, si njëra ndër pesë anetaret e projektit, do te jetë organizatore e ngjarjes së radhës, e cila mbahet nga sot deri më 5 shkurt, ku mysafirë do të jenë delegacionet nga Pollina, Itali, Cuidad Real, Spanjë, Bllagoevgrad, Bullgari dhe nga Labin, Kroaci./Radio Vala

 838 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: