Hapet Shtabi komunal zgjedhor i Degës së BDI-së në Vrapçisht

Negotinë, me 2 shkurt 2016

Një delegacion i BDI-së i përbërë nga Shefi i Shtabit Qendror zgjedhor, Bekim Neziri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak, sot pas dite kanë marrë pjesë në hapjen solemne të Shtabit komunal në Komunën e Vrapçishtit.

Shefi i  Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri uroi hapjen e shtabit në këtë komunë duke theksuar se BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill. Neziri tha se deri më tani janë themeluar gjithsej 34 shtabe komunale dhe mbi 400 shtabe vendore. Ai, para anëtarëve dhe aktivistëve të BDI-së në Vrapcisht theksoi se edhe kësaj radhe BDI në Vrapcisht dhe në të gjitha komunat tjera do të shënojë fitore të madhe.  

“BDI gjithmonë në Vrapçisht ka shënuar fitore të madhe, edhe në zgjedhjet e ardhshme Vrapçishti do të jetë bindshëm BDI. Të nderuar, është një fakt se gjithmonë disa muaj para zgjedhjeve në Maqedoni themelohen parti të reja dhe aktivizohen ata të vjetrat tek shqiptarët.

Cili është qëllimi i kësaj?!Kjo ka vetëm një qëllim, përçarjen e votës shqiptare.

Skenarët të ndryshme kanë një adresë, dobësimin e BDI-së dhe faktorit shqiptar.

Prania e juaj kaq e madhe këtu si dhe në çdo vend dhe shtab që vizitojmë  tregon mbështetjen e madhe të BDI-së dhe të gjithë së bashku të punojmë që këto parti të dështojnë si çdo herë dhe BDI të fitojë bindshëm”, tha Neziri. Ai bëri thirrje për një fushat korekte dhe demokratike.

Para të pranishmëve foli edhe deputeti i zonës, Xhevat Ademi i cili tha se BDI si në çdo cikël zgjedhor edhe kësaj radhe do të shënoj fitore të madhe.

“BDI si pjesë më e shëndoshë e edukatës familjare e bartur në familje nga brezat.

Andaj nga këtu deklaroj se BDI në këto zgjedhje hyn me filozofinë e unifikimit, afirmimit dhe avancimit. Edhe kësaj radhe ne mendojmë se në këto zgjedhje do triumfojmë me frymën e ndihmës dhe solidaritetit. Ne kudo që shkojmë mbjellim klimën e vëllazërisë mes shqiptarëve dhe jo të përçarjes, sepse ne vlerësojmë se tash më shumë se kurrë shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë të jenë të bashkuar. BDI garanton se do jetë artikulues dhe realizues i këtyre ideve dhe kësaj filozofie”, tha deputeti Ademi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i degës së Vrapçishtit, Ekrem Zendeli, kryetari i Komunës, Bajram Kadrija dhe Shefi i shtabit komunal, Ejup Jahja.

/Radio Vala
 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: