SHGGM u bëri thirrje politikanëve ta pranojnë propozimin e Van Haute për mediumet

Shkup, 2 shkurt 2016 – Në emër të SHGM-së, kryetari Naser Selmani sot u bëri thirrje partive politike të demonstrojnë, siç tha, pjekuri demokratike dhe përgjegjësi dhe pa shtyerje ta pranojnë propozimin e ndërmjetësit evropian Piter Van Haute për reforma të vërteta në sistemin medial.

U bëri thirrje edhe BE-së dhe SHBA-së t’i bindin partitë politike t’i pranojnë propozimet e Van Haute dhe të mos bëjnë, nënvizoi Selmani, kompromise të sëmura të cilat nuk do të jenë në interes të lirisë së mediave.

Propozimi i Van Haute, theksoi, bazohet në praktikat më të mira evropiane, i plotësuar me idetë më të mira nga gazetarët, mediumet dhe ekspertët nga Maqedonia.

“Ai do t’i lirojë mediumet në maqedoni nga presioni i politikës dhe do të kontribuojë të kemi mediume më profesioniste dhe më përgjegjëse”, deklaroi Selmani, duke cekur se nesër partitë politike i vazhdojnë bisedimet për reformë në sistemin medial, që është, nënvizoi, një nga parakushtet kyçe për zgjidhje të krizës politike dhe për sigurimin e parakushteve për zgjedhje të lira.

Me pranimin e propozimeve të Van Haute, sipas SHGM-së, RTVM do të jetë seris i qytetarëve, e jo i partive politike, ndërsa Agjencia e mediumeve, trup profesional i cili do ta mbrojë lirinë e mediumeve.

Selmani tha se me zbatimin e reformave të ofruara, Maqedonia do të mësojë leksion të rëndësishëm se në vendet demokratike mediumet duhet të punojnë pa presion, me qëllim që saktë dhe me kohë t’i informojnë qytetarët dhe të jenë korrigjues i secikit pushtet. Me reformat në mediume, theksoi, do të sigurohen kushte për zgjedhje të lira dhe do të bëhet hap serioz përpara për integrim më të shpejtë në BE./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: