Nesër mot me diell, nga e enjtja shi dhe ulje të temperaturave për mbi 10 gradë Celsius

Shkup, 2 shkurt 2016 – Rënie e temperaturave për më shumë se dhjetë gradë Celsius na presin të enjten dhe të premten. Sipas parashikimeve të nesërme se temperatura e ditës do të arrijë 22 gradë Celsius, të enjten nën ndikim të masës së lagësht të ajrit nga veri do të ketë reshje të shiut, të cilat në male dhe në vendet më të larta di të kalojnë në borë.

Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore, ku lokalisht do të reshin rreth 20 litra shi. Të premten në orët e mëngjesit reshjet gradualisht do të ndalojnë.

Të enjten dhe të premten do të fryejë erë mesatare, kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi mbi 70 km/h dhe do të shkaktojë ulje të shpejtë të temperaturës së ajrit. Temperatura e ditës do të jetë për më shumë se dhjetë gradë më e ulët në krahasim me temperaturën e sotme.

Në ditët në vijim do të jetë mot më stabil, por më i freskët.

Gjatë ditës së nesërme nga DPHM, kushtet biometeorologjike do të jenë të këqija. Në orët e mbrëmjes te numri më i madh i njerëzve është e mundur paraqitje e dhimbjes së kokës, por edhe dhimbje në gjunjë, shpinë dhe qafë. Gjatë natës te numri më i madh i njerëzve është e mundur ligështi e përgjithshme, ndërsa te disa do të paraqitet ndjenjë e barrës në kokë. Në orët e hershme të mëngjesit nga dita e ardhshme dhimbjet të cilat janë nga karakteri reumatik, por edhe ato të cilat nga ndryshimet artritike do të jenë të vazhdueshme./Radio Vala

 875 total views,  7 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: