Shërbime të reja në FSSHM – lehtësime për të siguruarit, ndërmarrjet dhe mjekët amë

Shkup, 2 shkurt 2016 – Dy shërbime të reja elektronike promovoi sot Fondi për Sigurim Shëndetësor, prej të cilave që pritet benefit të kenë të siguruarit, ndërmarrjet dhe mjekët amë.

Bëhet fjalë për dhënie elektronike të propozimit për vazhim të pushimit mjekësor nga komisioni (PSR) dhe raportit për ndalim në punë (ISR), përkatësisht parashtrim elektronik të kërkesës për realizim të kompensimit për rrogë, të drejtë të pushimit mjekësor dhe pushimit të lehonisë.

“Me shërbimin e parë elektronik mundësojmë që mjekët amë, duke e përdorur portalin e Fondit, të mund të japin propozim për vazhdim të pushimit mjekësor përmes komisionit (PSR) dhe raportit për pengesë në punë (ISR) për pacientët e tyre, me anë elektornike dhe në atë mënyrë t’i zëvendësojnë formularët e deritanishëm të letrës. Benefit nga ky shërbim elektronik do të kenë të siguruarit dhe mjekët amë sepse hiqet letra nga përdorimi për këtë dedikim. Kërkesat e plotësuara në mëynrë elektronike për propozim për vazhdim të pushimit mjekësor nga komisioni dhe raporti për pengesë në punë o të formojnë bazë elektronike të të dhënave në Fond, e cila o t’u mundësojë qasje komisioneve të mjekëve në këtë dokumentacion. Të siguruarit tashmë nuk kanë nevojë t’i mbajnë me vete këto dokumente në formë të letrës në shërbimet rajonale, por mjekët amë atë do ta bëjnë në mënyrë elektronike”, u theksua gjatë promovimit në të cilin folën dy drejtorët e FFSHM-së, Orhan Ramadani dhe Sasho Stefanovski.

Shërbimi i dytë elektronik, shtohet, është kërkesa elektronike për kompensim të rrogës në bazë të pushimit mjekësor dhe pushimeve të lehonisë. Me këtë shërbim të ri elektroni,, sipas tyre, të privilegjuar janë të siguruarit dhe personat e autorizuar nga ndërmarrjet sepse do të zëvendësohet ardhja klasike në shërbimet rajonale të Fondit.

Sipas drejtorëve, me këto shërbime mbyllet rrethi i tërë procesit të punës elektronike në pjesën e pushimeve mjekësore ndërsa benefit do të ndjejnë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për kompensim të rrogës dhe pushimit mjekësor, kompanitë ku punojnë këta persona të cilët në mënyrë elektronike do të parashtrojnë kërkesë për të punësuarin e tyre, që ishte edhe kërkesë e vetë kompanive, ndërsa edhe mjekët amë sepse tashmë nuk ka nevojë të plotësojnë formularë të letrës, por të gjitha të dhënat mbeten të kapshme në mënyrë elektronike.

për parashtrim elektronik të kompensimit të rrogës personi i autorizuar nga kompania / i suguruari duhet të jetë i regjistruar në portalin e FSSHM-së dhe të ketë autorizim nga FOndi. Autorizimet për personat e autorizuar të ndërmarrjeve janë në ueb faqe, ku mund ta marrin, plotësojnë dhe në mënyrë elektronike t’i parashtrohet Fondit. 

Klikoni që të hyhet te Obrazec_EL-ЗО1.pdf

Vitin e kaluar Fondi ka paguar 25.000 qytetarë, përkatësisht 2,5 miliardë denarë./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: