Rot: Kriza politike duhet menjëherë të zgjidhet, mos humbni kohë

Shkup, 2 shkurt 2016 – Bashkëpunimi me Maqedoninë në pjesën e krizës së migrantëve, nuk do të sjellë lëshime politike për vendin në raport me procesin eurointegrues. Marrëveshja e Përzhinës duhet të plotësohet tërësisht dhe të implementohen të gjitha masat për zgjedhje të lira dhe korrekte në prill. Ju mbetet juve që ta përfundoni detyrën tuaj shtëpiake. Mos humbni kohë, porositi sot në Shkup, ministri shtetëror për Evropën në MPJ-në gjermane, Mihael Rot.

“Dera e BE-së është e hapur për vendin tuaj. varet nga ju shpejtësia e procesit inkuadrues. Nëse porosisni rezultate në lidhje me axhendën reformuese dhe BE-ja do t’i plotësojë premtimet e saj. E dyta, Maqedonia i nevojitet BE-së, por edhe BE-ja ka nevojë për Maqedoninë, sidomos këto ditë. Jemi të përkushtuar që nga afër të bashkëpunojmë për çështjen migruese, por kjo nuk do të thotë se do të ketë lëshime politike në raport me inkuadrimin në BE. Kriza politike në vendin tuaj duhet të zgjidhet menjëherë. Pritjet tona janë shumë të qarta në raport me marrëveshjen politike. Ka mbetur kohë e kufizuar që të implementohen masat për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe korrekte në prill”, tha Rot në debatin me grupin e studentëve në Fakultetin Juridik pranë USHCM të organizuar nga Fondacioni, Fridrih Ebert.

Në lidhje me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat, vlerësoi se ato janë lag asaj ku është dashur të jenë deri më tani, ndërs ashumë afate dhe mundësi janë lëshuar. Puna e Prokurores publike speciale, thotë, është penguar disa herë, reforma në media as që ka filluar, ndërsa gjithashtu edhe pastrimi i Listës zgjedhore është dashur të fillojë para disa muajve. Në mënyrë shtesë, theksoi komisioni parlamentare aketues për rastin me përgjimin akoma nuk e ka filluar punën e saj të rëndësishme.

“Këto dy çështje të rënësishme dhe shumë të ndjeshme akoma nuk janë adresuar. E para, pastrimi i Listës zgjedhore dhe reforma në media. Mesazhi im është që ta përfundoni punën vendore. Koha kalon. Më 19 dhe 20 shkurt presim vlerësim korrekt me qëllim që të venosim nëse janë të mundshme zgjedhjet më 24 prill. Pos kësaj nuk flasim për zgjedhje, por zgjedhje të lira dhe korrekte”; tha Rot. 

Sipas tij, tërë implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës do të mundësojë të revitalizohet procesi eurointegrues.

“E di që rruga deri te anëtarësimi në BE është e gjatë dhe e lodhshme dhe e kuptoj frustrimin tuaj. E drejta juaj është të jeni të padurueshëm, por në të njëjtën kohë obligimi juaj është që publikisht ta shprehni qëndrimin tuaj dhe të jeni pjesë e këtij procesi. flasim për ndryshime të cilat kërkojnë angazhim nga Qeveria, por edhe nga qytetarët. negociatat nuk janë vetëm një proces teknik në të cilin janë të përfshirë elitat politike dhe ekspertët juridik. Inkuadrimi në BE është një projekt për tërë shoqërinë dhe prandaj kemi nevojë për shoqëri të fuqishme dhe aktive civile që procesi i integrimit në BE të jetë i suksesshëm”, tha diplomati gjerman.

Në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, i cili e bllokon eurointegrimin e vendit, Rot vlerësoi se ndodhitë e fundit janë inkurajuese në relacionet midis dy fqinjve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe shprehu bindje se është e mundur të arrihet zgjidhje e cila është e pranueshme për dy vendet. Në këtë mënyrë thotë se do të jetë i mundur konsensus në Këshillin Evropian për fillimin e negociatave inkuadruese,. Gjermania shtoi, mbetet e përkushtuar në integrimin në BE të të gjitha vendeve të rajonit duke e përfshirë edhe Maqedoninë, duke e respektuar me këtë rast parimin e tërë realizimit të kriterit të Kopenhagës.

Për çështjen e migrimit, ai theksoi se ka treguar sa është e rëndësishme të punohet së bashku, ndërsa Maqedonia si vend nga ruta migruese, tregoi se bën gjithçka që mund në lidhje me trajtimin e refugjatëve dhe me sukses përballet me këtë sfidë. “bashkëpunimi i afërt dhe komunikimi midis të gjitha vendeve në të ashtu quajturën ruta ballkanike mbetet nga rëndësia vitale për menaxhim të suksesshëm të rrjedhës së migrantëve. Jemi të vetëdijshëm për presionin që ky fluks e kryen ndaj vendit tonë dhe vendeve tjera. Gjermania është e gatshme ta mbështesë vendin tonë në lloj të ndihmës humanitare”, tha Rot.

BE-ja përballet me shumë çështje për momentin, ndërsa njëra prej më të ndërlikuarave është edhe kriza e migrimit, e cila bëhet edhe ekonomike edhe e sigurisë dhe për të cilën mungon solidariteti nga të gjitha anëtaret, tha ministri shtetëror gjerman. Ai tha se qëllimi i politikës së BE-së në këtë kontekst është që të arrihen zgjidhje të qëndrueshme në pjesën e përforcimit të kontrollit të kufirit të jashtëm të Unionit, zgjerimit të mandatit të FRONTEKS-it, krijimin e pikave të nxehta në Itali dhe Greqi për skrining të migrantëve, stabilizim të vendeve të rutës ballkanike, si dhe në fqinjësinë e Sirisë, por edhe luftën me SHI-në dhe zgjidhjen e arsyeve për paraqitjen e saj./Radio Vala

 864 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: