Pirja e duhanit e rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri në gji

Shkup, 2 shkurt 2016 – Gratë që vazhdojnë të pinë duhan pas diagnostifikimit të kancerit në gji, kanë 72 për qind rrezik më të madh të vdekjes, se sa pacientet që asnjëherë nuk kanë pirë duhan.

Ndalja e pirjes së duhanit pas diagnostifikimit të kancerit në gji qenka e lidhur me mesatarisht 33 për qind të rrezikut të madh të vdekjes, në krahasim me gratë që asnjëherë nuk kanë pirë duhan.

“Journal of Clinical Oncology” shkruan se rezultatet e reja janë konfirmim se asnjëherë nuk është vonë të ndalohet pirja e  duhanit.

Shkencëtarët nga Universiteti Kalifornia shtojnë se pirja e duhanit edhe tek gratë e sëmura me kancer në gji qenka e lidhur me rrezik më të madh të vdekjes nga karcinomi në mushkëri, sëmundjet e zemrës dhe sulm në tru.

Rezultatet e tyre bazohen në të dhënat e grumbulluara prej rreth 20.000 gra të moshës prej 20 deri në 79 vjet./Radio Vala

 792 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: