Ahmeti u takua me ministrin shtetëror gjerman Mihael Rot

Shkup, 2 shkurt 2016 –  Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Sot në Shkup, ka realizuar një takim pune me Mihael Rot, Ministër Shteti në Ministrinë e Jashtme Gjermane si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni,Kristine Althauser.

Siç citohet në njoftimin e BDI-së,  Ahmeti dhe Rot diskutuan rreth çështjeve që mbeten për tu zbatur nga marrëveshja e Shkupit, zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare si dhe për integrimin Euroatlantik dhe çështjen e emrit.

Ahmeti e njoftoi Rot rreth rolit të BDI-së dhe angazhimin  e partisë për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe pritjet e BDI-së që të respektohet ky dokument në tërësi, përfshirë edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kodi konsensual zgjedhor u votua në nëntor të vitit të kalur nga 104 deputet. Ky kod, përfshin nenet 78, 82 dhe 83 të cilat përcaktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill 2016, u mbështet nga BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO.

Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të janë të besueshme, fer, demokratike dhe në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar, por partitë politike duhet që mos të pengojnë punën e institucioneve përgjegjëse për zbatim të zgjedhjeve.

Në lidhje me çështjen e emrit,  Ahmeti theksoi nevojën për ndihmë ndërkombëtare në tejkalim të çështjes që po mban peng integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE./Radio Vala

 752 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: